Ministra, deputetë dhe ish-ministra shqiptarë, me punimet e doktoraturës të kopjuara “fjalë për fjalë” nga autorë brenda dhe jashtë vendit

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa prej politikanëve shqiptarë, edhe në poste të larta, janë faktuar se kanë marrë doktoratura me kërkime shkencore të vjedhura jashtë vendit, apo dhe nga autorë të tjerë brenda vendit.

Emisioni “Inside Story” ka trajtuar këtë fenomen dhe më poshtë po tregojmë disa nga politikanët shqiptarë që kanë dokutoratura të kopjuara. Studiuesit Vladimir Kola dhe Taulant Muka kanë analizuar punimet e tyre dhe në disa raste, ato kanë rezultuar se janë 100% të kopjuara.

Një nga këto punime është dhe një tezë doktorature e vitit 2013, me udhëheqëse shkencore profesore Luljeta Bozo. Ajo rezulton se ka kopjuar mbi 20 faqe nga një studim tjetër i vitit 1993, në gjuhën angleze.

Ministrja Kushi ka qenë disa herë shënjestër e akuzave për plagjaturë, shkruan newsbomb.al. Në një prej tyre të botuar në vitin 2009 dhe me bashkautore Evis Kushin, mbi 90% e tekstit është kopjuar nga tre studime të viti 2001, 2000 dhe 2008.

Edhe ish-ministri Vangjel Tavo në tezën e mbrojtur ën vitin 2013, rezulton se ka kopjuar 18 faqe, ose 1/3 e tekstit total, pa bërë referenca dhe pa listuar te literatura e konsultuar burimin origjinal. Ai ka marrë pjesë nga një botim i vitit ’96 dhe disa të tjerë nga viti 2009 dhe 2010.

Deputetja Blerina Gjylameti ka kopjuar 22 faqe në temën e doktoraturës të mbrojtur në vitin 2017, pranë Fakultetit Ekonomik, shkruan neësbomb.al. Ajo ka marrë pjesë nga një studim i vitit 2008.

Xhelal Mziu, deputete i PD, e ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin Bujqësor në vitin 2013. Ai ka kopjuar rreth 40% të tezës nga katër dokumente në gjuhën italiane dhe nga disa leksione në italisht.

Edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, rezulton se ka plagjaturë në tezën e doktoraturës që ka mbrojtur në vitin 2017 pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Sipas studiuesve, ministri ka kopjuar 7 faqe nga një autore shqiptare dhe nga disa shkrime të tjera publikuar më parë, apo vetë nga BE.
Referuar VKM-së 112 të vitit 2018, kriteret për përfitimin e gradës shkencore “Doktor” dhe titujve akademikë “Profesor i asociuar” dhe “Profesor” janë të përcaktuar në mënyrë strikte.

Për të marrë gradën “doctor” në fund të studimeve të ciklit të tretë kandidati, duhet të ketë realizuar 3 referime, 2 nga të cilat të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres), në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian ose G20-ës; të ketë botuar, së paku, 3 (tre) artikuj shkencorë në revista shkencore, nga të cilët 2 (dy) të jenë botuar ose pranuar për botim në revista të indeksuara. Newsbomb.al

Zjarr Tv Ad