Ministrat e jashtëm të BE japin dakordësinë për çeljen e negociatave

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur Shqipëria po zhvillon luftën e saj me koronavirusin, lajme të mira vijnë nga Brukseli përsa i përket negociatave. Ministrat e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane të BE japin “OK” për çeljene e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por ndryshe nga Maqedonia, vendi ynë duhet të plotësojë kushtet e Bundestagut dhe të Greqisë për sa i përket çensusit dhe regjistrimit të pronave deri në Konferencën e parë ndërqeveritare.

Kjo dakordësi e unionit, sipas eurokomisionerit për zgjerimin i jep sinjale Ballkanit Perendimor  që e ardhmja e rajonit është në BE.

Edhe Ministri i Jashtëm Gjerman ka përgëzuar Tiranën dhe Shkupin dhe i ka kërkuar udhëheqësve të BE që të votojnë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të Ministrave.

“Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit, ka shkruar në twitter ministri gjerman i Evropës”. 

Zjarr Tv Ad