Ministrat e rinj, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi pritet të mblidhet sot në orën 17:00 në një seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si dhe për emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrin.

Mbledhja e seancës së Kuvendit vjen pak ditë pas ndryshimeve që ndodhën në kabinetin qeveritar dhe është kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, mbledhja e parë për këtë vit duhet të niste në datën 21 janar.

“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm. Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit për mbledhjen e seancës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Kryesisë së PS vendosi që të propozonte veten në postin e ministrit të Jashtëm. Ky vendim erdhi pas refuzimit nga Meta të emrit të Gent Cakajt në postin e kryediplomatit.

Zjarr Tv Ad