Ministri bën “lëmsh” përvjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës

0
2

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores së madhe shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Është datë e fiksuar botërisht.

Krerët e shtetit dhe politikës janë mjaftuar ta kujtojnë shenjtërimin e saj virtualisht vetëm nëpër rrjetet sociale. Ndër ta është edhe ministri për Europën Gent Cakaj i cili përmes një postimi në Instagram shkruan se sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë numrat dalin ndryshe nga çfarë shkruan ministri Cakaj.

Cakaj Gafa

Nëna Tereza u shpall Shën Tereza nga Kisha e Shenjtë në Vatikan tre vite me parë, në vitin 2016 në një ceremoni madhështore. Nuk e dimë konkretisht përse ministri Gent Cakaj ka bërë një përllogaritje të tillë.