Ministri Blendi Klosi tregon kushtin e panegociueshëm: Asnjë leje për plazh privat nëse nuk kanë vrojtues plazhi

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është afati i fundit i aplikimeve në e-Albania për subjektet që duan të marrin leje për plazh privat.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, është shprehur për Tv Klan se kusht i panegociueshëm për lidhjen e kontratave janë vrojtuesit e plazheve.

Ai tha se janë rreth 1800 aplikues për zonat e ofruara nga bashkitë, ndërkohë që shtoi se monitorimi do të bëhet nga pushteti vendor.

“Kemi një numër të mirë rreth 1800 aplikues për parcelat e afruara nga bashkitë. Shumë shpejt do të kemi vendimmarrjen e cila konsiston në menaxhimin të kushteve akoma të pandemisë, higjienës, rregullit dhe 20% afrimi të hapësirës publike për qytetarët që nuk duan të shkojnë te shezllonet.

Bashkitë do të duhet të vazhdojnë të kontrollojnë, janë përfituesit e të ardhurave që bëhen nga ky biznes dhe këto të ardhura duhet të shndërrohen në shërbime”, tha Klosi.

Zjarr Tv Ad