Ministri Çuçi: Shqipëria, shembulli më i mirë në goditjen e grupeve kriminale, gazetari DYLGJERI pyet: Po Gledis Nanon pse e hoqët kur jeni shembull…?

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, prezantoi në Kuvend dy marrëveshjet për sigurinë mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe, si dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, Çuçi u shpreh se falë bashkëpunimit me skuadrat e huaja hetimore, janë goditur 4 grupe kriminale.

Sipas tij Shqipëria është shembulli më i mirë në goditjen e grupeve kriminale.

Gazetari i njohur Ylli Dylgjeri pyet se përse e shkarkuan nga detyra Gledis Nanon derisa ministri i brendshëm deklaron se Shqipëria është shembulli më i mirë në goditjen e grupeve kriminale.

Postimi i plotë nga Dylgjeri:

Po Gledis Nanon pse e hoqet kur jeni shembull…?

Dje,

Motivacioni i heqjes se Nanos:

Nuk përmbushi objektivat duhet reagim i fortë dhe menaxhim efikas.

Sot, pa mbushur 10 dite, Ministri i Brendshem ne Kuvend na tha: Jemi shembulli me i mire i goditjes se grupeve kriminale!!!

Ke te besojme ?

O jane te dehur,

O te papergjegjshem,

O te lajthitur,

O te treja bashke!

Zjarr Tv Ad