Ministri Çuçi takon kryetaren e Këshillit të Kharkiv: Falenderon Shqipërinë për ndihmat dhe solidaritetin me Ukrainën

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka pritur sot në një takim në Tiranë kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkiv në Ukrainën Lindore, Tetiana Yehorova-Lutsenko. Ai thotë se zyrtarja ukrainase ka falenderuar Shqipërinë për angazhimin dhe ndihmat për vendin e saj.

“Prita sot në një takim kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkiv në Ukrainën Lindore, Tetiana Yehorova-Lutsenko, e cila ndodhet këto ditë për vizitë në Shqipëri. Teksa lufta në vendin e saj vijon prej më shumë se dy muajsh, folëm për situatën e vështirë në Ukrainë dhe më specifikisht në rajonin që ajo drejton me një popullsi rreth 3 milionë banorë.

Ishte tejet falënderuese ndaj Shqipërisë për shembullin domethënës që ne kemi treguar me solidaritetin, diplomacinë aktive sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe jo vetëm, si dhe për ndihmat konkrete që ne kemi dhënë për Ukrainën prej ditëve të para të konfliktit.

Veç kësaj Shqipëria mirëpriti dhe mirëpret ukrainas që largohen prej tmerrit të luftës, duke iu ofruar strehim dhe mbrojtje derisa të marrë fund agresioni që Evropa nuk e kishte parë e as imagjinuar dot që prej Luftës së Dytë Botërore.

Siç e tha bukur fort presidenti Volodymyr Zelenskyy, “vend i vogël në hartë, por me zemër të madhe”, Shqipëria do të vijojë të mbështesë Ukrainën në rezistencën e saj të drejtë për të qenë vend i lirë e sovran”, shkruan ministri i Brendshëm Bledi Çuçit.

Zjarr Tv Ad