“Ministri dhe qytetari në zyrë priten njësoj”, Gerti Bogdanit tregon dy këshillat që i ka dhënë i ati: Nëse qëndron në rrugën e drejtë gjithmonë ja del!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gerti Bogdani është ndër politikanët që ka ardhur nga fusha akademike dhe shoqëria civile. Prej vitesh është i angazhuar në politikë dhe së fundmi ai shpalli kandidaturën në Primaret për Bashkinë e Tiranës.

Së fundmi, ai ka rrëfyer dy këshillat që i at ii ka dhënë kohën kur ai u fut në minibashki.

Kur kam hyrë në minibashki, im atë më ka dhënë dy këshilla. E para ‘po-ja duhet të jetë po dhe jo-ja, jo. Nëse ke diçka në dorë bëje, nëse nuk mund të bësh diçka, mos e mbaj tjetrin varur.

Gjëja tjetër që më ka thënë ‘nuk dihet se kush troket në zyrën tënde mund të jetë një i lagjes dhe një ministër dhe respekti e mënyra si i pret duhet të jetë e njëjtë.

Sipas tij të qenit i drejtë “e bën rrugën më të gjatë e të lodhshme por ja vlen. Ndonjëherë mërzitesh kur sheh se çfarë ndodh rreth teje por koha tregon se nëse u qëndron principeve ja del”, tha ai.

Zjarr Tv Ad