Ministri francez: Të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, ndryshe…

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot po mbahet samiti i Bashkimit Evropian, ku po prezantohen konkluzionet për zgjerimin dhe për konferencën  e parë ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Ministri francez për Evropën, Clement Bonn, vendi i të cilit do të marrë presidencën e BE-së më 1 janar të vitit të ardhshëm, theksoi se Franca ka përgjegjësinë për t’u ofruar një perspektivë të qartë vendeve të rajonit, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Ne duhet të zhbllokojmë situatën e krijuar për të mundësuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me shqipërinë edhe maqedoninë e veriut. Ne duhet të zhbllokojmë situatën dhe ne jemi gati për ta bërë këtë tani në të kundërtën do e bëjmë gjatë presidencës sonë të Këshillit të BE.Në do të organizojmë një konferencë mbi Ballkanin Perëndimor në qershor, pasi stabiliteti i rajonit është premisë kyçe në planin e migracionit, të sigurisë dhe trafiqeve të ndryshme”, tha Bonn.

Ne draft-konkluzionet e diskutuara nga ministrat, ndër të tjera thuhet se bisedimet e anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën pritet të hapen “sa më shpejt”.

Zjarr Tv Ad