Ministri grek i Turizmit i garanton Blendi Klosit: Do të lejojmë levizjen e lirë në kufi, por duke respektuar protokollet anticovid

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se homologu i tij grek e ka garantuar se do të lejohet lëvizja e lirë e shqiptarëve në kufi, duke respektuar të gjitha protokollet anticovid. Ministrat kanë zhvilluar sot një takim dypalësh.

Ministri Haris Theocharis i ka thënë Klosit se lëvizja në kufi do të jetë e lirë me qëllim për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit, si për shtetasit grekë që vijnë në Shqipëri, por dhe anasjelltas.

Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit. #unërrinëshqipëri #pushoshqip #smilealbania”, shkruan Klosi.

Zjarr Tv Ad