Ministri i Jashtëm Cakaj: Në sinkron me Beogradin për Shqipërinë e Madhe

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë që ka dhënë për Baton Haxhiun rreth një muaj më parë, Gent Cakaj, edhe në tagrin e Zëvendës ministrit të Jashtëm dhe si këshilltar i kryeministrit Edi Rama, flet hapur për ndryshime kufijsh në Ballkan.

Ai në këtë intervistë shfaqet jo vetëm si  një ithtar i madh për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por shkon edhe më tej duke hedhur një propozim sa arkaik aq edhe të rrezikshëm; ndryshim kufijsh edhe mes Shqipërisë dhe Greqisë. Madje e barazon këtë çështje me atë të mes Kosovës dhe Serbisë.

E gjitha kjo sipas këtij “gjeniu” të gjeopolitikës është në sinkron të plotë me planin e Beogradit për një “Shqipëri të madhe” që në fakt nënkupton një shkatërrim përfundimtar të çështjes shqiptare dhe një kthim kundër vendit tonë të miqve ndërkombëtarë të shqiptarëve.

Pak përpara këtyre deklaratave të papërgjegjshme të Gent Cakajt, kryetari i komisionit parlamentar në Serbi, Miliovan Drecun deklaroi se, “procesi i krijimit të Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm”.

Vetëm kjo intervistë mjafton dhe tepron që presidenti i Republikës të mos bëjë gabimin e madh që ta dekretojë këtë individ me këto koncepte gjeopolitike në vitin 2019, për ministër të Jashtëm të Shqipërisë. 

Zjarr Tv Ad