Ministri i Jashtëm i Turqisë, vizitë zyrtare në Shqipëri

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlut Çavusoglu) ndodhet në Shqipëri në kuadër të vizitës së tij zyrtare.

Gjatë ditës së martë ministri Çavushollu vizitoi Universitetin “New York Tirana” të fondacionit turk “Maarif” dhe pati një takim në Tiranë me qytetarët turq dhe zyrtarët e institucioneve turke në Shqipëri, njoftoi Anadolu Agency.

Kryediplomati turk ishte pjesë e ceremonisë së hapjes së zyrës së re të Qendrës për Kërkime Ballkanike (Balkan Research Center-BRC), e cila do të funksionojë në kuadër të Universitetit “New York Tirana” (UNYT), ndërsa pjesë e ceremonisë ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të Fondacionit Turk “Maarif”, drejtues të universitetit, studiues dhe studentë.

Ndërkohë, në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, në lidhje me vizitën e ministrit Çavushollu në Shqipëri thuhet se “Me Shqipërinë vëllazërore do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale si dhe mundësitë e bashkëpunimit. Do të ndahen përvojat mbi proceset e pranimit në BE, si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Ministri Çavusoglu, gjatë ditës së sotme do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj dhe zyrtarë të tjerë

Zjarr Tv Ad