Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se ushtria ukrainase nuk do të ndalet dhe as nuk do të lodhet për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj.
“Ajo që po ndodh tani në Ukrainë është një luftë e vërtetë popullore. Ne nuk do të biem. Nuk do të ndalemi e as do të lodhemi, për aq kohë sa është e nevojshme për të mbrojtur tokën dhe popullin tonë”, shkruan ai.
Delegacioni i Ukrainës dhe ai i Rusisë do të takohen ditën e nesërme në Bjellorusi për të diskutuar një armëpushim të mundshëm, me ndërmjetësimin e presientit bjellorus Lukashenko. Kuleba do të jetë në krye të delegacionit ukrainas.