Ministri mbërrin në sallë me dy minuta vonesë dhe jep dorëheqjen.

0
312
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbërriti dy minuta vonesë në interpelancën e opozitës dhe për këtë shkak jep dorëheqjen. Ka ndodhur me një ministër në Britaninë e Madhe. Anëtarët e parlamentit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e ministrit të zhvillimit. Dy minuta vonesë ishin të mjaftueshme të detyronin atë të jepte dorëheqjen pasi i vinte shumë turp nga vetja. Kjo I ka ndodhur Lordit Michael Bates, ministrit britanik të Departamentit Ndërkombëtar për Zhvillimin, i cili mbërriti në Dhomën e Lordëve me shumë pak vonesë, por që ishte e mjaftueshme për të mos I lejuar të përgjigjej pyetjes së parë të interpelancës së opozitës. Në momentin që mori fjalën iu drejtua deputetes Ruth Lister duke i kërkuar ndjesë dhe ofroi dorëheqjen e tij. “Kërkoj ndjesë që u tregova i pasjellshëm duke mos u gjendur në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes suaj. Në 5 vite, në të cilat ka qenë privilegji im t’iu përgjigjesha pyetjeve për llogari të qeverisë, kam besuar gjithmonë që duhet të rrisim nivelin e kortezisë lidhur me korrektësinë. Më vjen turq që nuk isha në vendin tim, dhe për pasojë i ofroj kryeministres dorëheqjen time me efekt të menjëhershëm”, tha Bates. Por një surprizë për të erdhi nga salla e Dhomës së Lordëve. Të gjithë njëzëri kundërshtuan dorëheqjen e ministrit, ndërsa në sallë u dëgjua një “jo” në kor.

Zjarr Tv Ad