Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë marrë pjesë në Samitin e Ohrit për “Ballkanin e Hapur”, janë duke dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp. Rama dhe Vuçiç janë pyetur për një deklaratë të ministrit rus.
Sergei Lavror tha ditë më parë se ky projekt ishte nisëm e Serbisë. Ndërkohë, sot Edi Rama e konsideroi shefin e diplomacisë ruse një peshkaqen të nivelit të lartë, por që ata nuk janë peshq që mund të bien në rrjetën e trukeve të tij.
Edhe presidenti serb Vuçiç, u shpreh se nisma ishte ide e tij, Edi Ramës dhe ish-kryeministrit maqedonas Zoran Zaev. Ai u zotua se asnjë ministër i jashtëm i ndonjë vendi tjetër nuk kishte lidhje me këtë projek.
Pyetja: Ministri rus tha se Serbia ishte nismërtare e Ballkanit të Hapur. Kush përfiton Serbia?
Edi Rama: Dua të falenderoj Ali Ahmetin për praninë e tij këtu. Dua të them që ai është një nga pionerët e Ballkanit të Hapur, edhe kur ne nuk ishim këtu. Për këtë mjafton të shikohet se çfarë është sot gjithë menaxhimi institucional i Maqedonisë së Veriut sot, dhe kur Ali Ahmetit i thonin po ulesh me armiqtë.
Një shtet i ndërtuar nga dy popullsi, vendasit dhe shqiptarët. Ishte një kohë që as mund të imagjinohej që gjuha shqipe do ishte gjuhë zyrtare. I them këto se kush do të dijë se çfarë është Ballkani i Hapur dhe ku duam të shkojmë ne, një nga mënyra është të shikojë rrugëtimin e Ali Ahmetit.
Sa për ministrin e jashtëm rus, bëhet fjalë për një peshkqen të një niveli të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore. Ai është i njohur për sarkazmat e tij dhe shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij. Nëse do ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur? Nëse do e donte do ishte këtu.
Këtë lloj fabule e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Këtyre nuk kemi çfarë ju bëjmë, i kemi në ujrat tona. Edhe ne lloje peshqish jemi, por të rrimë te kjo fauna e detit. Të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrdhënieve ballkanike për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkaurën dhe në ngjitje me të ardhmen është shumë e kollajt, po s’ka për të ndodhë.
Aleksandër Vuçiç: Unë shkurtimisht isha prezent kur Edi, Zorani dhe unë miratuam vendimin për Ballkanin e Hapur. Nuk ka qenë asnjë ministër i jashtëm i ndonjë vendi tjetër. Nuk turpërohem për marrëdhënien me Federatën Ruse. Ballkani i Hapur është ideja jonë, e askujt tjetër.
Do ketë shumë më tepër produkte që do eksportohen në Serbi nga fermerët shqiptarë. Do ketë edhe shumë turistë serbë që do vijnë në Shqipëri. Ideja e Ballkanit të Hapur është ide e Zoran Zaev, e Edi Ramës dhe e imja. Këtu ka lindur. Ballkani i Hapur u takon qytetarëve të Ballkanit.