Ministri serb: Taksa na shkakton 1 mln euro humbje në ditë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Serbia po vazhdon të insistojë tek Bashkimi Evropian që Kosova të heqë taksën ndaj mallrave të saj. Madje, zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic tha sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa. Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajic i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës.

“BE-ja duhet të jetë më e përfshirë. Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, tha ai.

Kujtojmë se SHBA-të po i bëjnë thirrje Prishtinës që të pezullojnë taksën ndaj Serbisë.

 

Zjarr Tv Ad