Ministri shqiptar merr dhuratë “Roleksin” 20 mijë euro nga kryeministri i Katarit: S’e ktheja dot se kisha frikë mos prisheshin marrëdhëniet

0
536
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pranuar për mediat kosovare se ka marrë si dhuratë një orë Rolex me vlerë 20 mijë dollarë nga kryeministri i Katarit.

Ai tha për KTV se fillimisht mendoi ta kthente dhuratën, por më pas u step se mos ndikonte në prishjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Në një hulumtim sipërfaqësor që unë kam bërë kam kuptuar që është diku rreth 20 mijë euro dhe menjëherë i kam shkruar eprorit tim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me idenë që potencialisht edhe ta kthej”, tha Sveçla.

Ai shtoi: “Por, pas analizës dhe pas shqyrtimit të  këtij skenari doli që raportet mes Katarit dhe Kosovës mund të lëndoheshin dhe unë e kam njoftuar kryeministrin se dhuratën do ta marr, por jo për vete personalisht. Ora ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe e kam deklaruar në doganë. Pas rehatimit unë e hapa dhuratën dhe e pash që është një dhuratë e shtrenjtë që siç duket për këto vende nuk është e jashtëzakonshme, por për rrethanat e tona unë besoj që është jashtëzakonisht e shtrenjtë”.

Sveçla tha gjithashtu se dhurata që ai i bëri kryeministrit të Katarit ishte simbolike, një hartë e Kosovës e punuar në filigran.

“Pata nderin që ta takojë kryeministrin e Katarit në një takim bilateral dhe qysh më herët ne dorëzuam dhuratën tonë e cila një dhuratë simbolike – është harta e Kosovës e punuar në filigran”.

Zjarr Tv Ad