Ministri turk paralajmëron shqiptarët: Çfarë rrezikoni nëse mbështesni FETO-n

0
794
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri turk i Bujqësinë, Ushqimit dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, ka paralajmëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për rrezikun e organizatës terroriste FETO, e cila bëri një tentativë për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, duke iu bërë thirrje që të jenë shumë të kujdesshëm.

Çelik realizoi dje një vizitë zyrtare njëditore në Shqipëri, ku krahas takimeve me drejtues të lartë të vendit, mori pjesë edhe në Forumin e Agrobiznesit Shqipëri-Turqi. Ministri Çelik, duke folur për Anadolu Agency (AA), ka dhënë disa vlerësime për vizitën dhe takimet e tij në Shqipëri, si dhe për rrezikun e FETO-s.

“E ngrita si shqetësim edhe gjatë fjalimit tim në forum”, tha Çelik dhe më pas shtoi se edhe gjatë takimeve në kuadër të kësaj vizite, ai ka vënë theksin tek çështja e FETO-s. Ministri thotë se iu ka përcjellë detajet zyrtarëve shqiptarë që tregojnë se sa e rrezikshme dhe tinzare është organizata terroriste FETO dhe në vijim ka shtuar: “Momentalisht këtu ka një qeveri me koalicion. Së afërmi do të ketë edhe zgjedhje. Por pashë që zyrtarët shqiptarë janë të ndjeshëm në këtë çështje.”

Ai thekson se çështja e FETO-s është diskutuar shpesh në takimet e zyrtarëve dhe drejtuesve të lartë të dy shteteve në Ankara dhe Stamboll. Ministri në vijim shton se si Ambasada e Turqisë në Tiranë ashtu edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Shqipëri, Yusuf Slahattin Beyribey, ende vazhdojnë takimet dhe bisedimet në lidhje me këtë çështje.

Çelik ka theksuar se Turqia ndjeshmërinë e çështjes së FETO-s e ka ngritur në të gjitha takimet e niveleve më të larta, duke vënë në dukje se Shqipëria është një nga qendrat e paqes në rajon dhe se stabiliteti dhe qetësia e këtij vendi është e rëndësishme edhe për rajonin.

Turqia nuk ndërhyn në punët e brendshme të asnjë shteti dhe jo më në vende si ato të Ballkanit që nuk ka patur veprime të tjera, thekson Çelik dhe shton: “Turqia ndihmon në mënyrë që stabiliteti të jetë mbizotërues në të gjitha vendet fqinje, të gjitha vendet mike dhe vëllazërore. Dua që i gjithë populli shqiptarë këtu të dijë një gjë: Ndihma jonë ndaj tyre si do që të jetë puna do të vazhdojë, madje në çdo fushë.”

Paralajmërimi i qytetarëve shqiptarë për FETO-n
Duke paralajmëruar qytetarët shqiptarë në lidhje me rrezikun që paraqet FETO, Çelik tha: “Duhet të bëjnë shumë kujdes. Faktikisht në këtë pikëpamje Shqipëria po kalon në një kohë shumë të ndjeshme. Duket qartë që një organizatë terroriste si FETO, pasi kuptoi që në Turqi nuk do t’ja arrijë dot qëllimit të saj, është duke u përpjekur shumë për t’i gjetur vetes vende dhe ambiente të reja.”

“Nëse do të shohim shkollat dhe lëvizjet e tyre brenda dhe jashtë vendit shohim qartë se një nga këto vende është edhe Shqipëria. Ajo që është e rëndësishme është që drejtuesit të jenë në dijeni të kësaj. Më pas dhe ne bëjmë çfarë të jetë e nevojshme. Pjesa tjetër është një çështje që i takon krejtësisht shtetit tuaj, por ne si vëllezër duhet të themi atë që na takon. Unë shpresoj që këtu të mos ketë këmbëngulje në lidhje me këtë gjë dhe ajo që do të ishte më e drejta këtu është thirrja ndaj familjeve që të kujdesen për fëmijët e tyre”, tha Çelik.

Vlerësimi për vizitën në Shqipëri
Duke bërë një rezyme të shkurtër mbi vizitën e tij njëditore në Shqipëri, Çelik tha se në forumin e djeshëm kishte të paktën 200 biznesmenë, 70 prej të cilëve ishin nga Turqia. Ai ka vënë në dukje se bashkë me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e bujqësisë.

Nga ana tjetër Çelik thotë se në kuadër të direktivave që janë dhënë nga presidentët gjatë vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në Ankara më 21 dhjetor 2016, dy ministritë kanë përgatitur një plan veprimi dyvjeçar. “Ishte një takim shumë i frytshëm. Pamë që këtu ka një afrimitet krejtësisht ndryshe ndaj Turqisë. Ka një dashuri dhe kjo gjë ka zbritur deri në radhët e popullit”, u shpreh ai.

Ndërkohë duke lavdëruar edhe punën e TIKA-s në Shqipëri, Çelik thotë se shërbimet e këtij institucioni në këtë vend janë shumë të rëndësishme.

“Shqipëria mbart veçori sikur të ishte një shtet fqinj. Besoj se ishte një punë e dobishme. Do të hedhim hapa për të vlerësuar potencialin e dy vendeve në fushën e bujqësisë. Do të kemi disa hapa për t’i ofruar Shqipërisë përvojën dhe kapacitetet tona. Ka disa produkte që prodhohen në Turqi dhe që aktualisht Shqipëria i merr nga vende të ndryshme. Momentalisht biznesmenët tanë janë duke vazhduar takimet e tyre bilaterale në lidhje me këtë çështje. Shpresoj që tregtia e dy vendeve në këtë fushë të shkojë shumë më lart pritshmërive.”

Zjarr Tv Ad