Ministri turk takon Ramën, kërkon ‘kokat’ shqiptare të Gylenistëve

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur ditën e djeshme në një takim edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Është media turke ‘Anadolu Agency’ që raporton se në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016.

Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen.

Në takimin midis Ramës dhe Soylu u diskutua edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.

 

Zjarr Tv Ad