“Ministri Ulsi Manja të mbajë qëndrim”, avokati Saimir Vishaj: Nuk ka ndodhur që të bojkotohen seancat, të na presion për dialog

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Saimir Vishaj duke folur për bojkotin e seancave gjyqësore, është shprehur se nuk ka ndodhur më parë që pala mbrojtëse të mos paraqitet as për masat e sigurimit. AI ka thënë se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja duhet të ndërhyjë.

“Ka shumë në paraburgim që prezumojnë se janë të pafajshëm që një masë sigurimi do ta çonte drejt lirisë. Ne duhet të protestojmë tek KLGJ, tek Ministria e Drejtësisë, jo duke vajtur në plazh”, u shpreh ndër të tjera avokati. Sipas tij, Manja duhet të presë për dialog kryetarët e dhomave vendore.

“Është një situatë shumë e rëndë, nuk mund ta toleroj por edhe Ministri i Drejtësisë që është kolegu ynë duhet të mbajë qëndrim. Nuk ka ndodhur që avokatët të bojkotojnë masat e sigurimit. Njëri duhet të ulet. Shoqata t’i drejtohet ministrit për të ç’tensionuar situatat e avokatëve. Sot ne do bëjmë kërkesë që ministri të presë kryetarët e dhomave vendore.

Nuk ka asnjë problem që kryetarët e dhomave të paraqesin problemet e tyre që të ketë një negocim për hartën e re gjyqësore. Ministri është profesionist dhe e kupton shumë mirë çfarë do të thotë moszhvillimi i seancave pa praninë e avokatëve, ndaj besoj se do të jetë ai faktor mes dhomës së avokatëve dhe KLGJ. Unë kam pasur mendim kundër për masat e sigurimit.

Janë emergjente dhe qeveria nuk duhet të heshtë sepse gjendja është alarmante. Ka shumë në paraburgim që prezumojnë se janë të pafajshëm që një masë sigurimi do ta çonte drejt lirisë. Ne duhet të protestojmë tek KLGJ, tek Miistria e Drejtësisë, jo duke vajtur në plazh”, u shpreh avokati Saimir Vishaj.

Zjarr Tv Ad