Ministria dha alarmin për gripin e shpendëve, Voltana Ademi merr vendimin DRASTIK: Në territorin e bashkisë nuk do të…

0
204
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Shkodrës ka marrë vendimin drastik përsa i takon tregtimit të shpendëve.

Do të ndalohet aktiviteti i tregtisë së gjësë së gjallë në të gjithë territorin që administrohet nga Bashkia e Shkodrës.

Vendimi vjen pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla”, pas rasteve që u shfaqën në tre vende në Shqipëri.

Ndalimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

NJOFTIM

Në zbatim të Urdhrit Nr. 243, datë 08.06.2021 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Zj. Milva Ikonomi “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla”, duke nisur nga dita e nesërme, datë 15 qershor 2021, në territorin e Bashkisë së Shkodrës ndalohet:

Tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin në administim të Bashkisë Shkodër. Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në bashkëveprim me Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Veterinar.

 

Zjarr Tv Ad