“Ministria dhe Universitetet na kanë injoruar”, reagon Avokati i Popullit: Mbështesim protestën e studentëve

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bojkoti që studentit i kanë bërë auditorëve dhe protesta e tyre prej 14 ditesh duket se ka vënë në lëvizje dhe Avokatin e Popullit. Në lidhje me këtë shqetësim ka reaguar ditën e sotme dhe Avokati i Popullit,i cili ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve.

Avoklati i Popullit gjithashtu ka apeluar dhe për  përkrahje për shtresat në nevojë.

Ky institucion deklaron se përgjatë dy vite i është drejtuar me rekomandime ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve por përgjigjet kanë qenë sipërfaqësore dhe në disa raste janë injoruar.

Dy javë pas protestës së studentëve ka reaguar dhe institucioni I Avokati të Popullit. Nëpërmjet një deklarate, Avokati i Popullit mbështet kërkesat e studentëve që kërkojnë akses dhe kushte më të mira për arsim, duke bërë thirrje që të rishikohet i gjithë kuadri ligjor i sistemit tonë të edukimit.

Në këtë dokument ngrihet shqetësimi se ligji i ri nuk ka marrë në konsideratë lehtësimin e barrës së pagesave për kategoritë që vijnë nga shtresa sociale në nevojë, ata me aftësi të kufizuara dhe invalidët.

“Rekomandime të njëpasnjëshme u janë dërguar institucioneve përgjegjëse arsimore nga ana e Avokatit të Popullit përgjatë gjithë viteve 2017 dhe 2018. Pothuajse të gjitha kërkesat dhe rekomandimet që Avokati i Popullit ka dërguar pranë këtyre institucioneve gjatë dy viteve, kanë marrë përgjigje sipërfaqësore, të përgjithshme dhe pa asnjë angazhim konkret.”

Avokati i Popullit e mbyll deklaratën me një thirrje drejtuar autoriteteve arsimore që sa më parë të dëshmojnë me veprime konkrete vullnet për plotësimin e atyre rekomandimeve, duke bërë thirrje që të rishikohet me përgjegjësi sociale i gjithë kuadri ligjor i sistemit tonë të edukimit, për të garantuar të drejtën për arsim cilësor për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim.

 

Zjarr Tv Ad