Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e parë të listave për zgjedhjet e 2021/Të drejtën e votës rezulton ta kenë 3 milion e 600 mijë shqiptarë

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillit 2021.

Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas. Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun.

Duke nisur nga data 7 Tetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të para të zgjedhësve.

Listat zgjedhore me të njëjtat kritere, do të printohen dhe publikohen në mënyrë periodike, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, deri në gjenerimin dhe printimin e listës përfundimtare të zgjedhësve.

Çdo qytetar mundet të verifikojë online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania dhe pranë çdo mjedisi ku listat do të jenë të afishuara nga bashkitë përkatëse.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12416

“Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected])

Ministria e Brendshme dhe DPGJC, ashtu sikurse deri tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor që rrjedh në bazë të Kodit Zgjedhor, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore”, njofton Ministria e Brendshme.

Zjarr Tv Ad