Ministria e Brendshme tender gruas së ish-kryebashkiakut të Vorës

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndonëse ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku nuk i ka punët mirë me drejtësinë, pasi është shpallur në kërkim nga policia, krejt e kundërta ndodh me bashkëshorten e tij, e cila ka fituar një tender publik. Ministria e Brendshme i ka dhënë një tender për mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT, gruas së Kajmakut, Merita Kajmakut. Kjo e fundit administron kompaninë ‘Kajmaku SH.P.K.’, pasi ia kaloi bashkëshorti i saj më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa fitoi tenderin nga Agjencia brenda MB-së, me vlere 50 milione leke.

Tenderi në fjalë është dhënë më 30 dhjetor të 2019-ës, kohë në të cilën ish-kryebashkiaku ishte shpallur në kërkim. Kajmaku, të cilit iu hoq mandati për shkelje të ligjit të dekri minalizimit, pasi fshehu një rekord kriminal në Greqi, është shpallur në kërkim në 11 nëntor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • Zyrtarisht mbi supet e Kajmakut, rëndojnë akuzat e fal sikimit të vulave, fal sifikimit të dokumentave, si edhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij. Ai aku zohet se pasi KQZ i hoqi mandatin, shkarkoi nga detyra dy zëvendëskryetarët e Bashkisë dhe emëroi dy të rinjtë.

Ish-Kryebashkiaku Kajmaku u aku zua nga Partia Demokratike se ishte arre stuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të fal sifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekr iminalizimit. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi aku zat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arre stuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dën imin në vendin fqinj.

Zjarr Tv Ad