Ministria e Bujqësisë, skandal me naftën e fermerëve, rimbursimi shtyhet në “kalendat greke”, Krifca ja lë shpërndarjen pasardhëses në AZHBR

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bujqësia shqiptare ndodhet përballë një situate të vështirë si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të përpunimit të tokës, duke filluar nga faza parapërgatitore, kultivimi deri në fundin e zinxhirit prodhues që janë vjelja dhe përpunimi. Çmimet e stërngritura të naftës, plehrave kimike dhe sistemit të farërave kanë krijuar situatë të disfavorshme për fermerët shqiptarë, të cilët ndihet të painteresuar për sezonin e ri të mbjelljeve,përpos problematikave të sajuara nga dikasteri i bujqësisë me rimbursimin e naftës. Ministria e Bujqësisë nuk e ka vënë “ujin në zjarr” për realizimin sa më të shpejtë të tenderit të naftës për rimbursimin e fermerëve, pasi ka vonuar në mënyrë skandaloze shpalljen dhe zhvillimin e këtij tenderi. Ministria e Bujqësisë ka shpallur tenderin për blerjen e 4,8 milionë litrave naftë që do t’u shpërndahet fermerëve në skemën e subvencionit të këtij viti. Sasia e kërkuar e karburantit kap një vlerë prej 6.5 milionë eurosh pa TVSH dhe synon t’u shpërndahet mbi 17 500 përfituesve.

Detajet e tenderit

Ky tender është shpallur në datën 9 shkurt 2022 dhe afatin e fundit të pranimit të ofertave ka në datën 11 mars 2022. Për shpalljen e ofertës duhen minimalisht edhe 15 ditë kohë të tjera që lihen në dispozicion për ankimimin nga ana e subjekteve, fakt që e shtyn lëvrimin e naftës minimalisht brenda muajit Prill. Muaji Prill është afati më optimal i mundshëm, nëse prokurimi do shkojë pa kontestime, në të kundërt ky afat shkon në kalendat greke dhe fermerët duhet të rrinë me sytë nga qielli derisa të zgjidhet ky problem. Ministrja Krifca si shpikëse e akademisë së barinjve dhe satelitëve protabël, duket se ka vendosur të zhysë në mjerim sistemin bujqësor dhe sistemin e fermave, për arsye se mars- prilli është koha më optimale për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, por fatkeqësisht nuk do të kenë mundësi të marrin naftën produktin bazë për lëvrimin e tokës. Përpos faktit të mësipërm, ministrja Krifca duke qenë se vjen nga AZHBR, dhe në krye të këtij institucioni ka lenë një nga besnikët e vet, menaxhimin e naftës ja ka kaluar këtij institucioni. Me pak fjalë kjo skemë do të hyjë në një ingranazh inkopetentësh, duke ja hequr shpërndarjen e naftës për fermerët sektorëve përkatës në Ministrinë e Bujqësisë, e cila është e specializuar prej vitesh në këtë fushë. Duke i lënë tenderimin Ministrisë së Bujqësisë dhe kaluar menaxhimin një agjencie, duket qartë që ministrja në fjalë kërkon kontroll të plotë mbi menaxhimin e naftës që do i shpërndahet fermerëve. Gjithsesi ministre e re skemë e re, por këtu kemi të bëjmë me konflikt të pastër interesi dhe lojë klienteliste nga ministrja në fjalë.

Si zbatohet skema?

Kjo skemë synon të mbulojë një pjesë të kostove të karburantit që kanë fermerët, në bazë të kulturës që ata mbjellin dhe sipërfaqes së tokës së mbjellë. Kjo me kushtin që fermerët të jenë të formalizuar, pra të kenë NIPT fermeri. Vitin e shkuar qeveria aplikoi për herë të parë këtë skemë, duke shpërndarë 4.1 milionë litra, apo rreth 210 litra për fermer. Shpërndarja e sasisë së naftës, do të bëhet edhe këtë vit me anë të kartave elektronike që do të pajisen përfituesit, në pikat më të afërta të karburantit. Skema e rimbursimit të naftës në bujqësi vazhdon të shfaqë probleme, duke mos plotësuar nevojat e fermerëve. Shumë fermerë, kanë konstatuar dhe abuzime nga pronarët e tokave të cilët naftën pa akcizë e kanë përdorur për mjetet e tyre personale ose e kanë shitur. Sipas ekspertëve hartuesit e kësaj skeme nuk kanë arritur të masin kostot reale të karburantit të vënë në dispozicion tani që sektori i bujqësisë po përballet me rritjen e çmimit të lëndëve të para dhe naftës, me rreth 12%. Për të, skema duhet të jetë më gjithëpërfshirëse, duke mos harruar serat, blegtorinë dhe një gamë më të gjerë të aktiviteteve bujqësore.

Aplikimet për rimbursim

Vitin e shkuar aplikimet për përfitimin nga skema u bënë në mënyrë elektronike përmes e-albania deri më 30 mars. Shërbimi elektronik “Aplikim për skemën e karburantit për bujqësinë”, mundësonte aplikimin online për të përfituar nga skema e karburantit për bujqësinë, për të gjithë fermerët me NIPT fermeri ose subjekteve me NIPT tregtar me veprimtari të prodhimit bujqësor, të cilët kishin në pronësi apo në përdorim/me qira tokë bujqësore, dispononin ferma në madhësi jo më pak 0.4 Ha, e përbërë nga parcela me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha secila, si dhe që punonin tokën dhe i shërbenin kulturave bujqësore me mjete të mekanizuara. Nëpërmjet kësaj mbështetje, fermerët mund të përfitonin mesatarisht nga 70-100 L naftë falas për çdo hektarë tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore të cilat mund të jenë perime, drurë frutorë, bimët aromatike dhe medicinale, panxhar, pambuk, misër, fasule, luledielli e një seri e ngjashme kultivimi.

Zjarr Tv Ad