“Ministria e Financave ia ka futur kot”, Ndreu përplaset me deputeten Çupi: Flas me kompetencë, jo si në kafe

0
302
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shifrat e të punësuarve në bashkinë Lezhë kanë sjellë debat mes Dhurata Çupit dhe kryebashkiakut Pjerin Ndreu. Cupi tha ka kërkuar informacion në lidhje, ndërsa Ndreu i thoshte se nuk arrinte të kuptonte se për cfarë bëhej fjalë.

Dhurata Çupi: Në datën 26.7.2022 jam drejtuar me shkresë për informacion.

Pjerin Ndreu: Është shifër që fut bashkë dhe ka 2 shtylla. Më vjen shumë keq. Duhet të kuptosh cfarë ka ardhur

Dhurata Çupi: Nuk të lejoj të më flasësh kështu. Kam kërkuar informacion nga Ministria për numrin e punonjësve të bashkive.

Pjerin Ndreu: Ka 2 ndarje për numrin e punonjësve të bashkive.

Dhurata Çupi: 2 po të citoj dhe unë. 659 dhe 129 në Bashkinë Lezhë.

Pjerin Ndreu: Është e gabuar.

Dhurata Çupi: Është shkresë zyrtare.

Pjerin Ndreu: Je duke bërë debat që nuk ekziston. Cdo bashki ka 2 pjesë të punësuarve, pjesën që e paguan nga të ardhurat e veta dhe të deleguar që kanë lidhje me kopshtet, cerdhet e rrugë rurale.

Dhurata Çupi: Nuk të lejoj të thuash nuk e kupton.

Pjerin Ndreu: Po bën debat pa lidhje.

Zjarr Tv Ad