Ministria e Financave kërkon hetim për punonjësin doganor, është përfshirë në fushatë

0
588
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Financave ka kërkuar nga Prokuroria të hetohet një tjetër punonjës i doganës Kakavijë sepse akuzohet për përfshirje në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

Kujtojmë që dje u kërkua hetim edhe për dy punonjës të tjerë të doganës me të njëjtën akuzë, për përfshirje në fushatën zgjedhore të PS-së.

Njoftimi i Ministrisë së Financave thotë se kanë ‘informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin e z. Erlis Shalari, punonjës i doganës Kakavijë. Nisur nga informacionet, -thotë ministria- Shalari rezulton të jetë përfshirë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi

Zjarr Tv Ad