Ministria e Financave përgënjeshtron Ademin: Janë kryer pagesat

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka reaguar me një deklaratë për mediat në lidhje me situatën e krijuar në Shkodër. Ajo shpjegon se ditën e djeshme janë ekzekutuar të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Me këtë reagim, ministria ka përgënjeshruar kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademin, e cila tha një ditë më parë se qeveria ka bllokuar buxhetin.  Më tej ministria thekson se gjithaçka është e hapur dhe po kryehen të gjitha detyrimet dhe shërbim ndaj qytetarëve shkodranë.

Deklarata e plotë:

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate,   Ministria  e  Financave  dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.    Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.

Zjarr Tv Ad