Ministria e Informimit nën sulm, shpërthim dhe të shtëna me armë në Kabul

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpërthime me eksploziv dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në kryeqytetin afgan, Kabul. Raportohet se Ministria e Informimit është nën sulm.

Shpërthimi u dëgjua rreth orës lokale 11:40, tha zëdhënësi i ministrisë Nasrat Rahimi. Policia është përplasur me armë me sulmuesit e armatosur. Sulmi ndodhi në një zonë të populluar pranë një prej hoteleve më të njohura të qytetit, si dhe në pallatin presidencial.

Hoteli Serena, i cili është shumë i fortifikuar, është një ndër të paktët që ende përdoret nga turistët e huaj. Asnjë grup nuk ka marrë ende përsipër sulmin, por ai vjen pas pezullimit të bisedimeve midis qeverisë dhe kryengritësve talebanë.

 

Zjarr Tv Ad