Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se dekreti i Qeverisë italiane i datës 7 gusht 2020, shtyn vlefshmërine e masave të marra për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19 në territorin e Italisë, deri më datën 7 shtator 2020.
Pra mbeten në fuqi edhe kufizimet e lëvizjes së qytetarëve.
Kategoritë e qytetarëve shqiptarë që mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe nga Italia drejt Shqiperisë janë:
-Qytetarët shqiptarë që janë rezidente dhe të pajisur me leje qëndrimi italiane. (mbetet në fuqi detyrimi i izolimit/ karantinimit të mirëfilltë për 14 ditë).
-Lejohen udhëtimet për qëllime studimore;
-Për nevoja pune të provuara
-Për nevoja shëndetësore të provuara
-Lejohet të hyjnë në Itali, anëtarët e ngushtë të familjeve të qytetarëve shqiptarë me leje qëndrimi dhe rezidencë Italiane (bashkëshorti/bashkeshortja, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar), të provuara me dokumentacionin përkatës.