Ministria e Jashtme ju kërkon gazetarëve të dorëzojnë Pasaportat e Shërbimit

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria për Europ Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme, se të gjithë gazetarët dhe drejtuesit e mediave që posedojnë Pasaporta Shërbimi, duhet ti dorëzojnë ato sa më shpejtë. Kjo masë merret pas një vendimi të qeverisë më datë 12 qershor të këtij viti. Sipas njoftimit të shpërndarë mesditën e sotme, në rast se nuk zbatohet kjo kërkesë ultimative të gjitha këto pasaporta do të bëhen të pavlefshme.

“Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019,  «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.  Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta. Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Zjarr Tv Ad