Ministria e jashtme theu rregullat, Philips: Sjellje e gabuar që Minon marrëdhëniet e forta me SHBA!

0
301
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Institutit për paqen në Universitetin Columbia, David Philips, tha se Ministria e Jashtme me njoftimin që bëri për fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, tregoi papjekuri.

Në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë të rëndësishme, duke shtuar se ky proces në këtë rast është minuar.

“Është roli i zëdhënësit të DASH. Është jo e zakonshme që të bëhet një lajmërim i tillë për largimin e ambasadores . Ky është një shembull i papjekurisë së Shqipërisë. Marrëdhëniet me SHBA-në janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të minohet ky proces që duket se ka ndodhur në këtë rast”- tha ai.

Philips shtoi se qeveria shqiptare nuk i ndjek rregullat e DASH dhe nuk i zbaton ato dhe sipas tij kjo është mungesë respekti. Qeveria shqiptare nuk i ndjek rregullat dhe nuk i zbaton ato. Kjo tregon mungesë respekti për partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për SHBA, që është kritike për Shqipërinë.

Zyrtarët shqiptarë kanë pasur informacione për sa i përket dhënies së këtij njoftimi. zyrtarë shqiptarë mund të kenë informacione më parë por kjo nuk do të thotw që duhet ta njoftojnë para DASH kjo tregon papjekuri nga ana e tyre”-përfundoi ai.

Zjarr Tv Ad