Ministria e Mbrojtjes letër bashkive: Probleme me menaxhimin e situatës

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile i ka dërguar një letër të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.

Letra i është drejtuar bashkive në prefekturat më problematike të prekura nga pasojat e motit të keq, në Shkodër, Kukës, Pukë, Dibër, Korçe, Gjirokastër.

“Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë.

Problem është parashikimi i fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile.

Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore”, thuhet në letrën e ministrisë.

Letra e Ministrisë së Mbrojtjes iu dërgua pas shqetësimeve dhe problemeve të ndeshura nga banorë në disa bashki ku nuk është ndërhyrë për mirëmbajtjen e rrugëve rurale.

Zjarr Tv Ad