Ministria e Shëndetësisë: 2 policë dhe 4 protestues të lënduar

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për të lënduarit e protestës së opozitës së bashkuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy policë, të lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz, janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm. Po kështu katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT. Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.

 

Zjarr Tv Ad