Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima dhe 167 të infektuar në 24 orët e fundit

0
13

Ministria e Shëndetësisë informon se janë 4 viktima dhe 167 të infektuar në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Në spitale ndërkohë vijojnë të marrin trajtimin 179 pacientë, ndër të cilët 8 të intubuar. Ndërkohë edhe numri i të shëruarve ka qenë i pakët, pasi vetëm 46 pacientë arritën të fitojnë betejën me COVID-19.

VIktima më e re sot ishte një 59- vjeçar nga Tirana, teksa të tjerët ishin 3 të moshuar nga Tirana, Shkodra e Lezha.

Sa i përket rasteve, nga 862 testime në 24 orët e fundit, 88 rezultuan në Tiranë, 11 në Durrës teksa qytetet e tjera më pak se 10.

Ju informojme se situata ne spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID- 19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit:
Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:
88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.
Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.
Respektoni distancimin fizik
Vendoseni maskën
Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.
Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)
Testime totale 74766

Raste pozitive 11520
Raste të shëruara 6615
Raste Aktive 4567
Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2317
Durrës 516
Shkodër 357
Lezhë 268
Elbasan 232
Korçë 209
Fier 185
Vlorë 163
Kukës 140
Berat 84
Dibër 49
Gjirokastër 47”– njofton MSH.