Ministria e Shëndetësisë marrëveshje me spitalin e Barit: 10 pacientë shqiptarë do të trajtohen falas çdo vit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu ka pritur ditën e sotme drejtorin e spitalit universitar të Barit.

Shqipëria dhe Itali kanë firmosur një marrëveshje për trajtimin e rasteve të rënda të pacientëve shqiptarë në Itali.

Dhjetë pacientë shqiptarë mund të trajtohen falas çdo vit në spitalin e Barit.

Ministrja Manasterliu është shprehur se kjo marrëveshje do të shërbejë për të rritur eksperiencën e ekipeve shqiptare.

Manasterliu: Jam shumë e kënaqur që konkretizojmë një bashkëpunim të gjatë mes dy spitaleve universitare, Poliklinikës së Barit dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Përpos të gjithë projekteve që konkretizohen dhe formalizohen në këtë marrëveshje bashkëpunimi, do të jenë gjithashtu 10 raste pacientë shqiptarë, të cilët konsiderohen raste të vështira dhe që kërkojnë një mbështetje më të specializuar, që do të trajtohen në Itali. Duke theksuar se kjo marrëveshje do të shërbejë për të rritur eksperiencën e ekipeve tona, dhe se shkëmbimi i përvojave mes ekspertëve është shumë i rëndësishëm për të zhvilluar mjekësinë e dy vendeve tona. 

Zjarr Tv Ad