Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur që në spitalin Infektiv, nuk do të lejohen më ushqimet nga jashtë për të sëmurët. Familjarët do mund të sjellin për të shtruarit vetëm veshmbathje.
Ndërkaq, kujtojmë se; ditën e djeshme në një konfernecë për mediat, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është shprehur se; sjellja e ushqimit për pacientët kishte qenë kërkesë e vetë familjarëve.
Sipas Manastirliut, shteti dhe sistemi shëndetësor mund ta ofrojë si shërbim, por theksoi se në këtë rast ishte plotësuar një kërkesë e familjarëve.
Sipas Manastirliut, familjarët janë lejuar që të sjellin ushqim për të sëmurët, për t’u krijuar një lloj afrimiteti duke qenë se nuk i vizitojnë dot personalisht.
“Rregulli i përgjithshëm para pandemisë, është që nuk lejohen ushqime nga jashtë. Në spital merr dieta të caktuara kalorike. Është vendosur nga vetë mjekët, pandemia ka krijuar edhe një lloj gjendjeje jo të mirë emocionale. Kjo ishte një mënyrë për të qenë afër familjarit. Jo se spitali e shteti nuk i garanton, por sepse ka qenë një kërkesë e familjarëve që është pranuar.”- tha dje Ogerta Manastirliu.