Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja janë regjistruar 24 orët e fundit, ja dhe numri i viktimave

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 127 persona të infektuar nga koronavirusi dhe janë kryer 531 testime.

Ndërsa në 24 orëshin e fundit janë shënuar edhe 6 viktima tjera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

 

Zjarr Tv Ad