Ministria miraton rritjen e çmimeve tek stomatolgu, reagon Pampuri: Sinjali i fundit i alarmit

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit për rritjen e tarifave të shërbimeve tëk stomatologu ka reaguar deputetja demokrate Orjola Pampuri.

Me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook” Pampuri shkruan se “me rritjen e tarifave të shërbimeve stomatologjike, numrit të qytetarëve që nuk kanë shkuar kurre tek stomatologu do t’i shtohen edhe ata që nuk shkojne për të kursyer para, dhe do të jemi para nje fakti të hidhur, ku 66% e shqiptarevë nuk kanë mundësi të shkojnë tek dentisti”.

Ja postimi i saj i plotë:

Ministria e shendetesise, privon çdo ditë e më shumë Shqiptarët nga kujdesi shendetësor.

Një vend pa kujdes shendetësor, është një vend pa shpresë.

“Ku ka shendet ka shpresë e ku ka shpresë ka të ardhme” …..

Nëse në Shqipëri bëhet së fundmi një studim mbi kujdesin e shendetit oral, jam e bindur qe jo vetëm do të dilnim të fundit në Europë e shumë larg vendeve fqinje, por do të evidentonte problematika të ngjashme me ato të Botës së tretë. Shendeti oral sot nuk është prioritet i Shqiptarëve, e shpenzimet për të janë vetëm 1.5 euro ne vit krahasuar me vende te Europes Përendimore të cilat shpenzojnë minimalisht 14.5 euro në vit. Ministria e Shendetësise miraton propozimin për rritjen e tarifave të shërbimeve stomatologjike, e me pak fjalë duke qenë që këtë vend e lanë pa shendet se fundmi po e lenë edhe pa dhëmbë. Ç’bëhet në këtë vend ku premtohet shendetësi falas, por shqiptarët paguajnë për të me shtrenjtë se cdo vend tjetër fqinj, nuk kanë medikamente, abuzimet me cilesinë e medikamenteve kanë rritur pakënaqësinë tek qytetarët si kurrë ndonjeherë.

Rreth 50% e Shqiptarëve sipas INSTAT nuk kryejnë kontrolle e sherbime tek stomatologu për të kursyer para, ndërsa 16% nuk kanë shkuar kurrë tek stomatologu. E të mendosh që problembet me shendetin oral shkaktojnë rreth 13 sëmundje tek njeriu duke filluar nga infeksionet e gojës e deri tek infeksionet në tru, të cilat do të nxisnin nevojën për shërbim shendetësor edhe në profile të tjera të shërbimit shendetesor ku gjendja është e mjerueshme, duke filluar nga mungesa e medikamenteve e deri tek cilësia e tyre, kjo e vertetuar edhe nga numri i madh i ankesave të qytetarëve si kurrë ndonjëherë.

Me rritjen e tarifave të shërbimeve stomatologjike, numrit të qytetarëve që nuk kanë shkuar kurre tek stomatologu do t’i shtohen edhe ata që nuk shkojne për të kursyer para, dhe do të jemi para nje fakti të hidhur, ku 66% e shqiptarevë nuk kanë mundësi të shkojnë tek dentisti. Ky është sinjali i fundit i alarmit, pasi dhe diktatoret më të mëdhenj nuk u kanë ‘shkulur’ dhembët qytetareve të tyre, por Edi Rama e bëri……

 

Zjarr Tv Ad