Ministrja Anila Denaj: Në 7 vite u rritën 225 mijë vende të reja pune…

0
306
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme, ka dalë në një konferencë për mediat, me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoren e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

Ministrja Denaj, në fjalën e saj është shprehur se; përsa i përket ekonomisë, qeveria “Rama” numëron disa arritje.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se; përpjekjet tona, kanë filluar që në 2013, ndërsa thekson se; puna ka nisur nga një kënetë për të ndërtuar një karabina. Sipas Ministres, gjatë qeverisjes së PS në vendin tone, janë 225 mijë vende pune shtesë.

 “Jemi në një moment të rëndësishëm për të projektuar të ardhmen por duhet të shohim nga e shkuara. Jemi në momentin e një procesi rindërtimi të rëndësishëm që do të sjellë shumë të ardhura. Përpjekja jonë nuk ka filluar sot por në 2013. Në 2013 e nisëm nga një ardhur shumë e ulët. Nga një kënetë, dhe ndërtuam një karabina. Rritën në 27.38% të ardhurat e produktit të brendshëm bruto. Përfaqëson gjysmën e rrrugës. Kjo karabina duhet ndërtuar me të gjithë elementët. Debatet janë pafund se si rritja e politikave fiskale, ndikoi bizneset, ndikoi individët. Biznesi përtej rritjes së tatim fitimit nga 10-15%, flasim për një rritje 142% nga 2013. Pjesa kryesore e rritjes është kryesisht nga mirëadministrimi fiskal, nga përpjekja për të formalizuar ekonominë, që nisi nga viti 2014 dhe ka dhënë rezultate. E tregon gjithashtu në fakt dhe numri i bizneseve të reja të regjistruara.  Të ardhurat nga Tatim fitimi u rrit me 142% nga 2013. Me 225 mijë vende pune shtesë. Mirëadministrimi fiskal ka qenë i rëndësishëm për të ndërtuar këtë karabina. Do të ngelesha pak  te tatimi mbi vlerën e shtuar, një element shumë i rëndësishëm për bizneset”, ka thënë Ministrja.

Zjarr Tv Ad