Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku foli për buxhetin e vitit 2022 për këtë institucion, duke thënë se do të jetë një buxhet social, i cili do të garantojë përfundimin e punimeve të nisura dhe projekteve të reja.
Në fjalën e saj gjatë seancës së sotme plenare, Balluku u shpreh se investimet më të mëdha do të përqendrohen në transportin rrugor. Ndër të tjera ajo bëri me dije se në vitin 2022 do të nisin punimet për zgjerimin e aksit nga Elbasani në Qafë-Thanë.
Pjesë nga fjala e ministres Belinda Balluku:
Buxheti i Infrastrukturës për këtë vit është buxheti më i madh, ky është një buxhet social i cili mbështet politikat sociale. Askush nuk e mohon dot krizën energjetike e krizën post pandemisë. Ky është një vend i hapur dhe çdo lloj krizë botërore refletktohet edhe tek ne. Këtë vit ky buxhet ka 1.9 miliard lekë më pak se në 2021, duke qenë se i është dhënë prioritet politikave sociale.
Buxheti i vitit 2022 garanton ecurinë e investimeve të nisura. Janë 12 programe ku peshën më të madhe e mban transporti rrugor. Totali është 47.2 miliard lekë të ndara në shpenzime 5 mlrd dhe pjesa e paketës së investimeve, 17 miliard i huaj dhe rreth 27 miliard financimi vendas. Tuneli i Llogarasë, nuk është një tunel i PS-së por që do ta përdorin të gjithë.
Kemi synim ta përfundojmë brenda 33 muajve. Bypass i Tiranës dhe Bypass i Gjirokastrës janë dy Bypass e reja që do të nisin brenda viti 2022.Unaza e Jashtme e Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm. Një nga projektet më të rëndësishme për 2022 është zgjerimi i aksit nga Elbasani në Qafë Thanë.