Ministrja Bora Muzhaqi: Jam shumë e gëzuar të vijoj nismën e Ministres Evis Kushi, e cila krijoi Këshillin Kombëtar Rinor…

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, është shprehur e entuziazmuar, lidhur me krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor. Në këtë takim, Muzhaqi u shpreh se mbështetja ndaj të rinjve, do të jetë në fokus, duke theksuar gjithashtu, që detyrat për takimin e radhës janë vendosur.

Postimi i plotë:

Shumë e gëzuar të vijoj nismën e Ministres Evis Kushi, e cila krijoi Këshillin Kombëtar Rinor. Ky Këshill ka në përbërje të rinj, përfaqësues organizatash me fokus rininë, dhe përfaqësues nga institucionet qëndrore e vendore përfshirë edhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, me qëllim konsultimin e politikave dhe strategjive për rininë.

Sigurisht që zëri i tyre do të vijojë të dëgjohet, prandaj edhe zgjodha që të organizoja takimin tim të parë si Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët me ta.

Gjatë mbledhjes në COD-Center For Openness And Dialogue,  diskutuam për planet e qeverisë për rininë, si dhe rolin e rëndësishëm që Këshilli Kombëtar Rinor ka në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029. Gjithashtu së bashku vendosëm mbi çështje të rëndësishme të rinisë lidhur me mbështetjen e mëtejshme të organizatave me fokus tek të rinjtë dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.

Tashmë detyrat për takimin tonë të radhës u vendosën dhe jam e bindur që të gjithë anëtarët do të na përcjellin komentet, argumentet dhe pse jo edhe kritikat e tyre”.

Zjarr Tv Ad