“Ministrja duhet të largohet menjëherë”, Nazarko plas deklaratën e fortë: Bashkëshorti i saj…

0
5141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi do të vendosë sot për mandatin e ministres Olta Xhaçka pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Lidhur me faktin nëse duhet të largohet ose jo, ministrja e Punëve të Jashtme, analisti Shpëtim Nazarko, thotë se bazuar edhe në përvojat e mëhershme politike të këtij lloji në vend, ku familjarët dhe jo vetëm kanë pasur përfitime të tilla, ministrja detyrimisht duhet të largohet.

“Padyshim që është konflikt interesi fakti pasi bashkëshorti i saj është zgjedhur si investitor strategjik në kundërshti me ligjin tokë në bregdet për Investime Strategjike.

Duke marrë shembuj nga largimet e mëparshme si të ish-ministrit Ilir Beqaj, Valentina Leskaj për familjarët e saj, shtrohet pyetja në cilin rast duhet të futet rasti i ministres Xhaçka, atëherë si ta gjykoj me precedent, ky hyn kjo, te Beqaj, ky është një akt kriminal, nëse respektohen precedentët, ministrja duhet të largohet.”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad