Ministrja e Arsimit Kushi takon 3-vjeçarin me aftësi të rralla, lexon rrjedhshëm dhe shkruan

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka takuar sot një fëmijë me aftësi të rralla për sa i përket moshës së tij.

“Dje një zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij, Eljo 3-vjeçar nga Elbasani, që gëzon dhunti e aftësi të rralla.

Ai lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira” – shkruan ministrja Kushi në Facebook.

Kushi nënvizon zhvillimin e veçantë që ka Eljo dhe gadishmërinë e ofruar për ta ndihmuar në vijim:

“Është shumë e qartë që ai ka një tjetër zhvillim e nivel inteligjence në krahasim me shumicën e fëmijëve të moshës së tij.

Prandaj, prindërve të tij i ofrova gjithë gadishmërinë time për t’i ndihmuar për çfarëdo është e nevojshme nëpërmjet specialistëve të ndryshëm, të cilët do të përcaktojnë edhe llojin e fushës ku Eljo i vogël e i madh ka nevojë për t’u mbështetur” – shprehet Kushi.

 

Zjarr Tv Ad