Ministrja e Bujqësisë Krifca: Shqipëria, vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të tonit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, bëri me dije se Shqipëria është vendi i parë në Mesdhe i cili plotëson kuotën e peshkimit të peshkut ton për vitin 2023.

Ajo tha se ky rezultat është tejet pozitiv më sektorin e peshkimit dhe është krenarë që sheh këto shifra.

“Kemi informuar autoritetet e ICCAT se e gjithë sasia vjetore prej 264 tonë, kuota maksimale për vendin tonë, është realizuar nga anijet dhe peshkatarët shqiptarë. Krenare të shoh rezultate pozitive për peshkimin i cili është një ndër sektorët shqiptarë më të suksesshëm të dhjetë viteve të fundit”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad