Ministrja e Drejtësisë sulmon KLD-në. Ditën e djeshme kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të mos shkarkojë asnjë nga 4 gjyqtarët e propozuar nga ministrja për shkelje. Ditën e djeshme Etilda Gjoni e quajti ditë të zezë dhe akuzoi KLD se dështoi në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve duke u kthyer në një strukturë mbrojtëse të interesave personal të gjyqtarëve në dëm të interesit publik”. Etilda Gjonaj: “Dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbajti mbledhjen e radhës ku u rrëzuan tre propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskredituese per figurën dhe pozitën e gjyqtarit. ”
Gjyqtarët që s’u shkarkuan
Gjyqtari i gjykatës së Durrësit Petraq Curri i cili urdhëroi lirimin e Alket Hatisë i kërkuar nga shteti italian për trafik droge. Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim.
Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani i cili dha vendimin per urdhrin e mbrojtjes qe nuk e mbrojti dot Liljana Ruken nenen e dy femijeve. Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka.
Per gjyqtarin Ken Dhima
Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.85 prej këtyre vendimeve janë arsyetuar përtej një afati pesëmujor nga data e shpalljes dhe disa prej tyre edhe pothuajse me një vit vonesë, duke cënuar rëndë interesat e qytetarëve të përfshirë në proceset e mbetura në dorën e këtij gjyqtari me veprime haptazi të papërgjegjshme.
Gjonaj e quajti vendimin e KLD të pajustifikueshëm. Etilda Gjonaj: “E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë! Këshilli i Lartë i Drejtësisë si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe eshte kthyer ne një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli! Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te nje sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen.