Ministrja e Ekonomisë-opozitës: Mos keqinformoni publikun, detyra jonë të mbrojmë paratë e qytetarëve!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj në fjalën e saj në Kuvend, u shpreh se opozita nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka keqinformuar qytetarët për punën e qeverisë.

“Të gjithë institucionet duhet t’ju falënderojnë që na jepni mundësinë të tregojmë punën e mirë të bërë ndër vite. Ju vazhdoni keqinformoni opinionin publik, mbase misioni juaj është të dilni këtu dhe të keqinformoni, ndërkohë që ne vazhdojmë punojmë dhe kryejmë detyrën tonë. Që në 2017 kur janë shfaqur këto skema janë 34 raste të referuara, janë 144 kompani që janë referuar dhe me to shumë e shumë të tjera. Ne vijojmë investimet sepse është detyra jonë të punojmë që paratë e qytetarëve të mos keqpërdoren sepse për këtë na kanë votuar. Ne do të vazhdojmë detyrën tonë që paratë e qytetarëve të mos vidhen. Ju mund të vazhdoni të gënjeni, por faktet janë fakte”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad