Ministrja e Ramës ia merr këngës labçe, Gjekmarkaj publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe ‘thumbon’ hapur: Të këputej shpirti nga gjithë ajo bukuri!

0
2766
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar shfaqjen e pak ditëve më parë të ministres Mirela Kumbaro teksa ia merrte këngës labçe me dy kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Përmes një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’, Gjekmarkaj shkruan me ironi se “komandanti” është lezetuar nga performance e vartësve të tij.

“Termeja me Tezen kenduan një labçe, me besimin që veshi dhe syri i kudondodhur i Komandantit po lezetohej nga kjo farfuritje popullore. Ai ja merrte Teze Rela ja kthente, mbante Ison siç i ka hije. Të keputej shpirti nga gjithë ajo bukuri zë qeruarish teksa një cope mishi gjithë nur naaa sa një gomë makine shkelqente mbi pjatë! Çi vertitej fustanella (metaforike) njerit, teritalkat tjetres. Kufirin kaperceu jehona. Janines çi panë sitë -Janin-o. Malet e Laberisë çu krodhen në një të ëmbel ëndërrim rilindas! Edukim përmes kënges. Kanë oreks qerratenjet dhe talent!”, shkruan Gjekmarkaj.

Në linkun e mëposhtëm shihet Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro teksa ia merr këngës labçe me dy kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Tepelenës.

https://www.facebook.com/ZjarrTelevizion/videos/711951673189850

Zjarr Tv Ad