Ministrja e Zvicrës bën thirrje: Bëni dush bashkë për të kursyer energji

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa e gjithë Europa po përballet me sfidën e madhe të energjisë elektrike, ministrja e mjedisit të Zvicrës, ka dhënë një sugjerim të fundit drejt popullatës.

Ministrja Simonetta Sommaruga, teksa po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër dhe një nga sugjerimet që dha ishte edhe që njerëzit të bëjnë dush së bashku.

62 vjeçarja, sugjeron se njerëzit mund të “fikin kompjuterin kur nuk ju nevojitet, ose të fikin dritat ose të bëjnë dush së bashku”.

Propozimi është pritur me mosbesimin në vend dhe zonja Sommaruga është detyruar të sqarojë se thirrja kishte për qëllim të rinjtë.

Ajo pranoi se “pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.

Megjithatë, ajo shtoi se ideja në përgjithësi kishte ecur mirë dhe rezultoi në inkurajimin e ndërgjegjësimit për nevojën për të bërë kursime në konsum gjatë muajve të dimrit.

Linku i artikullit nga THE TIMES:

https://www.thetimes.co.uk/article/save-energy-by-showering-together-swiss-told-mr9dq3n6h

Zjarr Tv Ad