Ministrja Gjonaj flet për skandalin me Kryegjyqtaren e Elbasanit: Të merren masat, të hetohet pasuria…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar ditën e sotme nisjen e menjëhershme të hetimeve për kryegjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas skandalit me videot e publikuara në Tik-Tok.

Më tej, Ministrja Gjona akuzon gjyqtaren, duke u shprehur se kjo sjellje është tipike e atyre që nuk e kanë kaluar vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

“Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, shprehet Ministrja.

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar dy herë këtë të hënë, pas publikimit të disa videove ku ajo shihet duke sfiluar nga gjykata, apo duke lëvizur me makina të shtrenjta.

Kapedani e quan shpërndarjen e videove në Tik-Tok, një tentativë që i bëhet asaj për t’i prishur imazhin. Ajo ndër të tjera thotë se ndihet keq për publikimin e atyre videove.

Zjarr Tv Ad